Konfiskohen dy armë dhe një sasi fishekësh në Ferizaj

Kronikë e zezë

Konfiskohen dy armë dhe një sasi fishekësh në Ferizaj

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 10:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Ferizaj gjatë kontrollit të një shtëpie një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 63 fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zejnullah Halili”, njofton Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat