Goditen me thika vëllezërit në Durrës

Kronikë e zezë

Goditen me thika vëllezërit në Durrës

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Konflikti mes dy vëllezërve në Durrës ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Burime policore bëjnë me dije se Hajdar dhe Ernest G., përkatësisht 20 dhe 28 vjeç, janë konfliktuar këtë të premte në banesën e tyre në lagjen 13 në Durrës. Vëllezërit kanë qenë në gjendje të dehur.

Në konflikt e sipër, janë goditur me sende të forta dhe thikë, ku kanë marrë plagë të lehta në trup, shtojnë të njëjtat burime.

Efektivët e policisë së Durrësit kanë vëvë nën arrrest dy vëllezërit, të cilët akuzohen për veprën penale: "Dhunë në familje”.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat