Babë e bir rrahin krushkun në shtëpinë e tij, u konfliktua me vajzën

Kronikë e zezë

Babë e bir rrahin krushkun në shtëpinë e tij, u konfliktua me vajzën

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 17:37
ilustrim

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për plagosjen rëndë të krushkut të tyre.

Blutë arrestuan shtetasin Petrit Çaushllari 47 vjeç dhe djalin e tij Emiljano Çaushllari 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë (datë 28.07.2017)në fshatin Dërsnik të Korçës.

Babë e bir pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.

Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B.

P.B aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat