Nga Kukësi në Angli vetëm për të bërë seks me dy të mitura, shqiptari bie në kurth

Kronikë e zezë

Nga Kukësi në Angli vetëm për të bërë seks me dy të mitura, shqiptari bie në kurth

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 19:46
Eduart Matranxhi

Një histori e nisur në mediat sociale, por me një fund aspak të lumtur për shqiptarin 22-vjeçar nga Kukësi Eduart Matranxhi.

Ai udhëtoi ilegalisht nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura 14 vjeçe me emrin Laura dhe Louise shkruajnë mediat angleze. Por shqiptari ra në kurth pasi në fakt ai ishte duke folur me një grup i njohur si Rojtarët e Veriut i cili gjurmon pedofilët dhe ai bie në lojën e tyre dhe e pëson keq.

Matranxhi komunikoi online me 'vajzat e mitura' dhe sipas bisedave që kanë siguruar mediat britanike shqiptari kërkoi të kryej marrëdhënie me to.

Në chat ai shprehet: Ju  jeni 14 vjeç dhe unë mund të shkoj në burg për këtë.

Në 30 qershor ai ra dakort të takohej me njërën nga vajzat në Sunderland, por nuk arriti të takohej.  Grupi i anti-pedofilëve "Rojtarët e Veriut"  e gjurmoi shqiptarin nëpërmjet mesazheve online dhe arritën ta gjejnë. Ata e ndaluan duke pritur që të vinte policia që ta arrestonin (siç mund ta shikoni në video)

Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjetën në xhep dy perzevativë.

Ngjarja është publikuar sot nga mediat angleze por ka ndodhur para disa ditësh në 30 korrik të këtij viti.

Gjatë seancës gjyqësore hetuesi i çështjes u shpreh se bisedat mes tyre nisën normalisht thjesht me një përshëndetje. Vajzat  e rreme e pyetën sa vjeç ishte dhe më pas e gënjyen se ishin 14 vjeç.

Shumë shpejt biseda mes tyre nisi të rrotullohej rreth temave të seksit duke i pyetur vajzat nëse ishin të virgjëra.

Ato u përgjigjën po ndërsa ai i pyeti nëse do të donin të kryenin marrëdhënie me dikë.

Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi shqiptarin me 12 muaj burg.

Gjatë seancës ai kishte nevojë për përkthyes ndërsa u akuzua  se u përpoq të kryente marrëdhënie me dy të mitura.

Avokati shqiptarit u shpreh se ai ishte në Britani në mënyrë ilegale dhe se do të deportohej në Shqipëri.

“ Ai erdhi përmes një kamioni. Erdhi këtu se donte të punonte. Ai jeton në Shqipëri së bashku me familjen. Ai ishte i papunë dhe erdhi në Britani ilegalisht. Fillimish nisi punë në një lavazh. Ai dëshiron të kthehet tek familja e tij edhe nënën e ka sëmurë, erdhi këtu i dëshpëruar" shprehet avokati.

Pas përfundimit të dënimit pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri. Por e rëndësishme është që mësoi të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat