Enigma e 14-vjeçarit, E ëma: Djalin e kanë vrarë më pas hedhur në kanal

Kronikë e zezë

Enigma e 14-vjeçarit, E ëma: Djalin e kanë vrarë më pas hedhur në kanal

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:22
Valentin Carkaj

Kanë kaluar 11 ditë nga vdekja e 14-vjeçarit Valentin Carkaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin e Shtodrit, fshati Hot i Ri por ende edhe sot familja e tij nuk ka përgjigjen zyrtare të akt-ekspertizës mbi shkaqet e vdekjes. Nëna e tij Jetmira Çarkaj hedh dyshime të forta se djalin ia kanë ekzekutuar, e më pas hedhur në kanal, duke shtuar se në vendin ku u gjet i mituri, familja kishte kërkuar disa herë prej momenti të humbjes së tij. Dyshimet ia përforcojnë edhe më shume shenjat që ajo thotë se djali ka pasur në qafe dhe pjesën e kokës.

Jetmira Çarkaj: Ka pasur shenja në qafë, në kohë. Gjuhën e mbledhur dyfish. Një ditë më parë kam qenë aty, pak parë disa herë dhe djali nuk ka qenë aty.

Është e vendosur ti shkojë deri në fund çeshtjes, edhe pse ka mësuar se policia e ka mbyllur si dosje. Çarkaj kërkon ndihmën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën. Një natë përpara gjetjes së trupit të të birit, ajo tregon se ka patur edhe një telefonate anonime, për të cilën ka bërë denoncim në polici.

Jetmira Çarkaj: Nuk më kanë dhënë asnjë përgjigje vetëm kam mësuar se është mbyllur çështja. Unë dua drejtësi.

Ndërkohë Policia Shkodrës e pyetur nga “Ora News” mbi këtë ngjare i mbetet versionit të parë, se 14-vjeçari ka ndërruar jetë si pasoje e mbytjes në kanal dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat