Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi që të njëjtin janë rrahur mes veti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Zahir Pajaziti” në Pejë, të martën rreth orës 11:30, po ashtu të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./BS