Aksident i frikshëm në Vlorë, një grua në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i frikshëm në Vlorë, një grua në gjendje të rëndë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:30
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, në rrugën Transballkanike.

Dy automjete, "Benz" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë të dy nga rruga.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera. 

Mësohet se një grua e cila udhëtonte në njërin prej makinave të përfshira në aksident është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës. 

Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej drejtuesve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat