Shkup, 12-vjeçari sulmon me thikë babain dhe vëllaun e tij

Kronikë e zezë

Shkup, 12-vjeçari sulmon me thikë babain dhe vëllaun e tij

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 14:12
Ilustrim

12-vjeçari këtë mëngjes pas diskutimeve verbale ka therur me thikë babain dhe vëllaun e tij.

“Këtë mëngjes rreth orës 02:00 në Shkup, djaloshi 12-vjeçar pas një diskutimi familjar, ka prerë me thikë babain e tij D.S (37) në krahun e majtë, ndërsa vëllau i tij 15-vjeçar si kthim e ka lënduar në parakrahun e majtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy të rinjtë me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup, ku u janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat