Përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi nga Tirana

Kronikë e zezë

Përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi nga Tirana

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 48 vjeçar nga Tirana për aksidentimin e një të moshuari.

Adrian Haxhillazi akuzohet se në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, duke drejtuar mjetin “Daimler Crysler” me targë AA691NN, ka aksidentuar një këmbësor në rrugë.

I plagosuri H.Ç 73 vjeç, banues në Pogradec, pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit, është tranportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat