Goditet me veturë një këmbësor në Gjakovë

Kronikë e zezë

Goditet me veturë një këmbësor në Gjakovë

Nga: Bota Sot Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një shofer në fshatin Kodrali të Gjakovës, nga pakujdesia, raportohet se ka goditur me veturë një kombësor fëmijë.

Siç njofton PK-ja, fëmija ka pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Kodrali, Gjakovë  01.12.2017- 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar ( fëmijë). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat