Policia jep detaje për aksidentin në Skënderaj ku vdiq një vajzë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Skënderaj ku vdiq një vajzë

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një vajzë ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Tërnavc të Skënderajt.

Policia njofton se aksidenti kishte ndodhur nga një person i cili derisa po drejtonte makinën, nga pakujdesia ka goditur dy femra, të cilat po kalonin rrugën, përcjell Bota sot.

Përpos viktimës, femra tjetër ka marrë lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi  i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, por me kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve. I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat