Kapen 6 persona që kishin kryer vjedhje në territorin e Deçanit

Kronikë e zezë

Kapen 6 persona që kishin kryer vjedhje në territorin e Deçanit

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Deçanit, gjatë një pune operative - hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë një grup të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje nëpër territorin e Deçanit, vepra penale të kryera në vitin 2016/2017 dhe më herët.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje në këto raste janë:

 L. B.                (mashkull, 21 vjeçar),

Q. K.               (mashkull, 18 vjeçar),

I. GJ.               (mashkull, 23 vjeçar),

L. M.               (mashkull, 23 vjeçar),

E. GJ.              (mashkull, 22 vjeçar),

E. V.                (mashkull, 21 vjeçar), si dhe katër persona tjerë të dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura nga të dyshuarit e rasteve.

Në total kanë qenë 21 raste të raportuara të këtyre veprave që dyshohet që janë kryer nga ky grup personash, njofton Policia.

Gjatë hetimit dhe procedimit të këtyre rasteve, janë gjetur gjësendet e vjedhura që kanë ndodhur në disa shkolla, të cilat janë sekuestruar, disa llaptopë, projektorë e pajisje të tjera, të cilat u janë kthyer pronarëve dhe shkollave në fjalë.

Gjithashtu nga të dyshuarit në këto raste janë sekuestruar edhe mjete tjera të kundërligjshme, armë automatike, revole e municione përcjellëse dhe pushkë ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat