Dalin pamjet nga vrasja e Devi Kasmit, ja personi që largohet nga vendi i krimit

Kronikë e zezë

Dalin pamjet nga vrasja e Devi Kasmit, ja personi që largohet nga vendi i krimit

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 09:28
Vrasja e Devi Kasmit

Ekzekutimi i Devi Kasmit në Tiranë, nga ish oficeri i forcave speciale greke, ka nxjerrë në pah një atentat të frikshëm mafioz.

Ndërkohë, të tjera pamje nga vrasja janë bërë publike ditën e sotme.

Viedoja e kqapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregojnë një person duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Në pamjet e siguruara “Gazeta Shqiptare” shihet Mario Meshini teksa largohet me motorin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit.

Dyshimet u ngritën për Meshinin pas mesazhit që ai i kishte dërguar Kasmit, ku i kërkonte që të takoheshin, para se të qëllohej me armë zjarri për vdekje.

Ditën e djeshme gjykata vendosi për Mario Meshinin masën e sigurisë arrest me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat