Policia arreston një person dhe konfiskon substancë narkotike

Kronikë e zezë

Policia arreston një person dhe konfiskon substancë narkotike

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:58
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme në Ferizaj është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, përcjellë “Bota sot”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.28 gram”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat