Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine në Portin e Durrësit

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine në Portin e Durrësit

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 08:57
Ilustrim

Një sasi e madhe kokaine është kapur orët e para të mëngjesit të sotëm në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, droga mësohet se është gjetur brenda një kamioni.

Destinacioni i saj dyshohet të ishte Italia, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.

Policia është në vendin e ngjarjes, ku po bën verifikimet proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat