Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje

Më: 27 mars 2018 Në ora: 16:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në nën dyshimin për vjedhje në një lokal në rrugën “Xhevat Jusufi” Vushtrri.

Pas pranimit të informatës njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shtuar aktivitet në terren, ku nga njësitë patrulluese janë takuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në stacionin policor, ku gjatë zhvillimit të hetimeve është zbuluar se ata në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë thyer derën e lokalit, ku njësia e hetimeve ka arritur të arrestojë edhe këta të fundit.

Pas intervistimit të katër të dyshuarve, A.B., 17-vjeçar, B.H., 17-vjeçar., D.J., 16- vjeçar dhe M.H., 20-vjeçar, me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për vepër penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat