Një burrë është sulmuar nga katër persona të panjohur para objektit hotelierik në Qendër

Kronikë e zezë

Një burrë është sulmuar nga katër persona të panjohur para objektit hotelierik në Qendër

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një burrë është sulmuar fizikisht nga katër persona tani për tani të panjohur pas mosmarrëveshjes paraprake që ka ndodhur mbrëmë para një objekti hotelierik në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 02:00, ndërsa në Sektorin për punë të brendshme Shkup e ka paraqitur I.C. (47) menjëherë pasi është sulmuar.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat