Detaje rrëqethëse nga krimi në Shkodër, si u njoh çifti në Tiranë

Kronikë e zezë

Detaje rrëqethëse nga krimi në Shkodër, si u njoh çifti në Tiranë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Shkodër, ku i moshuari vrau me çekiç gruan e tij. Report Tv mëson se autori i krimit, 69-vjeçari Bashkim Teli, është baba i dy vajzave të rritura.

Pas ndarjes nga gruaja e parë, Teli është zhvendosur në Tiranë për të shkolluar vajzat, ku ka jetuar për shumë vite në kryeqytet. Pikërisht në Tiranë i moshuari ishte njohur me Suzana Shumanin, edhe kjo nënë me fëmijë.

Sapo kishte dalë në pension, 69-vjeçari kishte marrë bashkëjetuesen e tij dhe kishte vendosur të bashkëjetonte në Shkodër, në banesën e tij, aty ku ndodhi krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat