Tentoi të vriste të dashurin 22 vjeçar të gruas, policia zbulon më pas të vërtetën tronditëse

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste të dashurin 22 vjeçar të gruas, policia zbulon më pas të vërtetën tronditëse

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 20:39
Kukës

Një 30 vjeçar ka tentuar të vrasë për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes së tij, një shtetas i ri në moshë, vetëm 22 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës. Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e 22 vjeçarit me inicialet K.K në lagjen nr.1 në qytet dhe ka qëlluar plot 9 herë me një armë të tipit kallashnikov.

Policia është njoftuar në kohë nga banorët që kanë parë të armatosur 30 vjeçarin dhe ka bërë të mundur ndalimin e tij. Fatmirësisht nuk ka patur persona të dëmtuar apo plagosur nga plumbat që ka shtirë Dorian Idrizaj.

Por me ndalimin e tij, policia ka zbuluar se 30 vjeçari që kërkonte të vriste për xhelozi ndaj gruas nuk ishte dhe “aq i pafajshëm” sa hiqej. Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se Dorian Idrizaj e përdorte bashkëshorten për prostitucion nëpër disa lokale nate në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23 vjeçarin K.K, Policia parandaloi ngjarjen  duke arrestuar  në flagrancë  30 vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një  armë zjarri kallashnikov  me 19 fishekë.

Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Polciisë Kukës  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

-Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi,  shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve,  shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K. 

Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit  të shpejtë të shërbimeve të policisë,  me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

 Nga të shtënat  në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj,  u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate  bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet  84, 278 dhe 114 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat