Aksident me një të vdekur në Elbasan - Bota Sot
Aksident me një të vdekur në Elbasan

Kronikë e zezë

E diel, 21 tetor 2018

Aksident me një të vdekur në Elbasan

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një shtetase rreth 40 vjeç ka mbetur e vdekur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik, në fshati Malasej.

Automjeti tip “Ford”, me targa AA 562 EC, me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar, këmbësoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.

Shtetasja menjëherë është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test