Arrestohet grupi i hajnave në Podujevë - Bota Sot
Arrestohet grupi i hajnave në Podujevë

Kronikë e zezë

E martë, 23 tetor 2018

Arrestohet grupi i hajnave në Podujevë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Komandanti i stacionit të Policisë së Podujevës Bekim Bislimi tha se kanë kryer një operacion të suksesshëm ku kanë arrestuar një grup prej katër personave që kanë kryer vjedhje të ndryshme.

Ai tha se pas arrestimit të këtij grupi, vërehet rënie e numrit të vjedhjeve në territorin e komunës së Podujevës.

Bislimi përmendi edhe rastin e grabitjes së një filiali të “MoneyGram” në Podujevë, me ç’rast autori është arrestuar brenda 24 orësh.

Bislimi këto deklarata i dha në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Podujevës ku situata në këtë komunë është vlerësuar e qetë.

Bislimi përmendi edhe aksionin që është duke u zhvilluar në lirimin e trotuareve dhe hapësirave të tjera publike në qytet, nga parkimet ilegale të veturave

Në takimin e sotëm, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, paraqiti informatën e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit për periudhën e deritashme të këtij viti.

Sipas informatës së prezantuar deri më 1 shtator të këtij viti ky shërbim ka intervenuar në 229 raste, që është shumë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur është intervenuar në 559 raste. Shqetësuese, sipas raportit, mbeten rastet e djegies së pyjeve, e cila në të shumtën e rasteve shkaktohet me qëllim.

KKSB në mbledhjen e sotëm diskutoi edhe për masat parandaluese kundër dukurive negative (përdorimi i narkotikeve, vjedhjet, dhuna, etj.)

Gjatë diskutimeve u angazhim i të gjitha mekanizmave relevante, e veçmas udhëheqësve të shkollave, prindërve, por edhe institucioneve për vetëdijësimin e të rinjve, në mënyrë që ata të mos bëhen pjesë e këtyre dukurive devijonte.

Në këtë aspekt u përmend edhe roli i Policisë së Kosovës, e cila do të vazhdojë me ligjërata vetëdijësuese nëpër shkolla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test