Para pak minutash në fshatin Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dyert e oborrit të një shtëpie i kanë zënë dy vajza të mitura rreth moshës 4-5 vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Tjetra është lënduar rënd.
“Më 30.09.2018 rreth ores 16:00 ne fshatin Zhabar- Mitrovice dyert e oborrit te nje shtepie i kane zene perfundi dy vajza, si pasoje njera nga vajzat ka vdekur kurse tjetra eshte lenduar. Ato janë katër, respektivisht pesë vjeçare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës.