Një person i moshës së mitur raportohet se ka shkaktuar aksident dje në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.
Sipas Policisë i mituri me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Vozitësi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.