Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Muzhevinë të Istogut.
Me këtë rast policia ka arrestuar dy persona, pasi njëri prej tyre për motive ende të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimin, njofton PK,
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre për motive të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.