Policia e Kosovës ka arrestuar në Prilep të Deçanit tre persona pasi që të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë prej 20 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.