Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë, ku vdiq një grua

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë, ku vdiq një grua

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, në të cilin janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj dhe dy këmbësorëve, një mashkull dhe një femër.

Si pasojë lëndime trupore kanë tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast viktima femër ka ndërruar jetë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga ngasësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat