Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shkeli urdhrin mbrojtës

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shkeli urdhrin mbrojtës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B.

I pandehuri gjendet në ndalim prej datës 18.12.2018,  për shkak të dyshimit të bazuar se më datën 18.12.2018 ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhrave mbrojtës nga neni 25 par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Sipas kumtesës për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj, konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe e bazuar në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat