Legjendë atdheu-lulëkuqe tek pragu

Kultura

Legjendë atdheu-lulëkuqe tek pragu

Nga: Dibran Demaku Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:43
Dibran Demaku

Jo vetëm se të kam pjesëtar të gjakut*

pjesëtar të gjakut e të oxhakut

gjysh-stërgjyshësh në rrënjë të lisit

në rrënjë të lisit e fille të fisit

në shkëlqim emri në shkëlqim plisi

ishte një Arbër ishte një Prekë

në rrugët e shpirtit lis me dy degë

bimë të një babai e të një nëne

nën rreze dielli e në dritë hëne

menquri kishte Arbëri trimëri Preka

kur sulmohej pragu kur bënte ballë vdekja

në grykë të grykëhollës në teh sakice

për emrin e trollit në gjuhë Drenice

në gjuhë drence në gjuhë shqiptari

të zhduken retë të rritet bari

për lule fisi në troje të veta

ku digjet vdekja ku rilind jeta

fjalë pak gjithmonë i pari

lirinë me gjak veshë legjendari

e këndon zogu në maje plepi

rifillon jeta përkundet djepi

jo vetëm se të kam pjesëtar të gjakut

legjendë atdheu-lulëkuqe tek e pragu...

*Sipas tregimeve popullore Arbëri dhe Preka ishin vëllezër të një babai dhe të një nëne. Sipas emrave të tyre sot dy fshatrat e Drenicës quhen Abri dhe Prekaz. Abria dhe Prekazi, pjesëtarë të një fisi edhe sot mbahen kushërinj dhe vëllezër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat