Sa mall kishe për një zile, për Abetaren e shenjtë!
Për tabelën e shumëzimit, për hartën e Kosovës!
O pishtar i dijes, o mësues i fjalës së shtrenjtë,
Ti u fale brezave dritë ardhmërie në pragun e odës.
Sa gëzim kur shkronjat i gdhendje në dërrasën e zezë,
Kur sytë e fëmijëve ndizeshin me buzëqeshje.
Punove me përkushtim, sikur të ishe një bletë,
Dhe pranverën e dijes na e fale në ditë jete.
Ditarin me shkrimin e çmuar e kemi si kujtim,
Si një relike të shenjtë të viteve të rinisë.
Ti mbete modeli, pishtari, mësuesi pa harrim,
Një qiri i ndezur në kujtesën e mirësisë.
Sot, nga largësia, po të shkruaj me kaq mall,
Unë, mërgimtari mësues, me shpirtin në Kosovë.
Më mundon pleqëria në dhe të huaj, o bacë,
Më mungon vendlindja dhe fjala jote për një orë.
Sërish kuvendesh si prind, o mësuesi i dashur.
Sa do të doja të uleshim te gardhi në bahçe!
Të dëgjoja zërin tënd, si muzg i përflakur,
E të kthehej koha, qoftë edhe për disa çaste.