Kur kujtesa hiqet nga muri

Kultura

Kur kujtesa hiqet nga muri

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 14:01
Milazim Zeqiraj

Loja me flamuj e me fotografi,

sikur simbolika të ishte lodër

dhe shteti një dhomë që ndërrohet,

sipas shijes së të zotit.

 

Pushteti ndërron duar,

por dora harron,

se muri nuk i takon.

 

Më 17 shkurt 2008,

Kosova mori një datë, 

një emër,

dhe përgjegjësi.

Sot disa mendojnë,

se liria lindi atë ditë.

 

Kosova lis me rrënje në gurë,

që kaloi nëpër stuhi,

kurrë pa u përkulë.

Nga vitet ’90,

Presidenti Rugova,

me vulen e presidentit

vulosi akte të rëndësishme

në rrugën drejt pavarësisë.

 

Sot kur lirinë e gëzojmë

disa mendojnë 

se ajo erdhi vetë.

 

Presidenti Rugova-

arkitekti i pavarësisë,

Deklarata e Pavarësisë-

themeli i shtetësisë.

Janë simbole,

që mbajnë peshën e shtetit tonë.

 

2.

Një here një dorë, 

në shesh,

e hoqi fotografinë

e presidentit histork.

 

Kur njerëzit reaguan,

ai tha:

„Jo, jo, veç desha vendin e ta pastroj“.

 

Më vonë vetë tregoj,

se kishte urdhër,

edhe përmendoren e Presidentit Rugova,

nga sheshi ta  largoi.

 

Në mes urdherit dhe ati përmendorja shpetoi.

U bë burrë e nuk e bëri.

Kështu vetë tregoi.

 

3.

Deklarata e pavarësisë,

vula e presidentit,

flamuri Dardan,

dhe portreti i Presidentit Rugova,

nuk ishin thjesht sende në mur.

Ishin simbole të një rruge

që nuk fillonte

të pragu i pushtetit sot.

 

Dora që e ngriti flamurin dardan,

e vari fotografinë e presidentit Rugova

dhe vuri në ballë, 

Deklaratën e Pavarësisë,

ishte dorë që kishte vizion,

sepse përtej mandatit mendoji.

 

4.

Sot një dorë tjetër,

simbolet i largoi,

vendosi një heshtje

dhe heshtjen e qujti vizion.

 

Simbolet nuk janë lodra,

u krijuan me mund, me gjak,

e me sakrificë,

Ne nuk e pritëm këtë zhgenjimin,

në këtë ditë.

 

Çfarë horizonti ka kjo dorë,

kur fshin kujtesën tonë.

Çfar republike don të  krijon,

një republikë e re,

pa kujtesë nuk jeton.

 

5.

E para e vendit,

sot jetoni ju në një tjetër realitet.

Jeni presidente, 

e presidencen nuk e ke pronë.

Mos lejo duar tjera të ju drejtojnë. 

 

Mbaje Kushtetutën hapur,

kurrë nuk gabon.

se kujtesa historike nuk varet në gozhdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat