Rrufjani i parafundit i Kalosh Çelikut

Kultura

Rrufjani i parafundit i Kalosh Çelikut

Nga: Kalosh Çeliku Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:21
Kalosh Çeliku

(“Armik” i dërguar nga Kosova

për shtetin e “përbashkët”)

Përndjekje, partiake. Politike, “ kuqezi”:

Në mjetet e informacionit. Polici.

Dënim, punoj si mësues në Malësi

Dimër i Madh, në Kërçovë. Dhe, Shkup.

Edhe, pse: Nateditë, prisnin “Fatosi”

“Gëzimi”. Revista letrare për fëmijë’.

Arratisur, pesëmbëdhjetë vite në Malësi

Egërsirave Malit. Larg qytetit. Njerëzimit:

Gjoja, jam i dërguar “armik” nga Kosova

I “rrezikshëm”, për shtetin e “përbashkët”...

(I përdorën të gjitha

metodat policore)

I përdorën të gjitha metodat policore

Pasi. Erdha nga Prishtina. Kosova:

Një ditë në Kërçovë. Dhe, Shkup.

Helmuan në Shkup. Dhe, Korçë

E dogjën banesën në lagjen “Ҫair”:

“Xhipin” para dritareve në parking.

U mbeti edhe, një metodë: Gra besnike.

Burra me dimi, rrufjanë gjysmëvdekur.

Dhe, dolën publikisht dudumët partiak

Që, i rriti sistemi komunist mes dhjami:

Diploma universitare. Tituj shkencor.

Vende pune. Honorare. Ҫmime shtetërore.

Sot, kope të arratisur partive politike:

Vendime pune. E, poste Qeveritare.

Denoncim, njëzetë nënshkrime. Polici

Turmë gazete, “vëllazërim-bashkimi”.

Reagime: “Është i dërguar nga Kosova

Takime të fshehta ka pasur në Bullgari.

Dhjetëra mijëra marka i ka dorëzuar

Vetë, Partisë Socialiste, në Shqipëri”:

“Armik”, është i shtetit të “përbashkët”?!

Nuk ka problem. E pranova përndjekjen

Edhe, punova pesëmbëdhjetë vite:

Maleve të Malësisë Shkupit Historik:

Pa tituj akedemik. Ҫmime. Vende pune.

Larg rrufjanëve të Partisë Komuniste

Sot, këmbekrye: Partive, Neokomuniste..

Librat më të mirë për fëmijë, asaj kohe

I shkruajta, dhe publikova mes maleve...

(Portreti artistik i një Shkërdhaçi

me Dy shtama verë Laydi Di)

Zonjën Di, e kanë fejuar shkuesit

Me dimi nëpër këmbë, Livadheve:

Ferexhenë e zezë, hedhur krahëve.

Moti. Shtatë male larg, në Qeveri.

Nuk më thirrën si krushk në Dasëm

Dashuria, Ime: Shkërdhatë partiake.

Nuk jam Halil Garria i vdekur me Besë

Të zgjohem me kalë me shalë nga Varri:

Motrës, Besën e dhënë t’ia kthej në Lëmë

Gruan Besnike, Sot: Ta sjellë në Shtëpi.

Nuk ka pasur: Asnjë, dhuratë martese

Falë, u qofshin: Montimet “patriotike”.

Shpifjeve, se: Unë jam prodhues droge:

Substancave narkotike vdekjeprurëse.

Kutadi. Ndoshta, jam: I Poezisë Erotike?!..

(Problemi Im me Gruan time besnike - Historike)

Problem, s’kam me shtetin e “përbashkët”

Argatët e tij me poste partiake politike:

Tenderët. Honoraret. Ҫmimet shtetërore

Gratë e tyre besnike. Shtëpitë Publike.

Problem, kam me Poezinë: Gruan Besnike...

(Dallgë – dallgë)

Dallgë - dallgë , ende Lumi malor

Liqeni. Deti me kripë. Shkumë.

Errësira, në dritare. Hëna e plotë.

Zogkeqi mbi çati. Huti me veshë:

Këngë kobi. Vdekje, në Vreshtë.

Dallgë - dallgë Pandemia. Armiku, që:

Më burgosi në Karantinë me Poezinë...

(Deti ende Larg)

Bërlloku para derës Shtëpisë. Lëmë.

Qeni me zgjebe, armiku i pabesë.

Ditën më përcjellin matanë Urës

Qendrën Tregtare. “Parku i Grave”.

Dëllinjat e Djeshme, Sot janë bërë pisha

Vardari, ndanë Shkupin me kufi politik:

Dy shtete: Shqiptar. Dhe, “maqedonas”

Rretherrotull Kalasë Historike Dardane.

Liqeni mes maleve. Deti, ende Larg.....

(Rrufjani parafundit i Kalosh Ҫelikut)

Përsëri, nuk ka problem: Luftë

I dua Gratë besnike. Xhadinë!

Punemadhe, edhe Njerkën e tyre

Kopilat e saj, përkundur në djep:

Bythekrye, rrokullisur në Shtëpi!

Sulmoni, rrufjanë! Gra besnike

I pëlqej, metodat e juaja policore:

Armët, Penën: Ende, e kam në brez!

Problemi! Ndërseni, këlyshë me zgjebe

Rrufjanë, me një torbë taxhi përqafe:

Poeti, i do: Dy shtamaverë Laydi Di!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat