Azem Shkreli sërish në poezi e këngë

Kultura

Azem Shkreli sërish në poezi e këngë

Nga: Dibran Demaku Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:00
Programi kulturor-artistik

Ditë më parë dhe pikërisht me 19 shtator, në ambientet e mrekullueshme të kompanisë së biznesmenit dhe filatelistit Lazim Destani u mbajt takimi i radhës letraro artistik kushtuar jetës dhe veprimtarisë së krijuesit elitair-Azem Shkrelit. Këtë eveniment kulturor dhe kombëtar e organizoi Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar në Gjermani dhe familja Shkreli, respektivisht Valon Shkreli i biri i poetit.

Program kulturor-artistik filloi më këngën „Kënga e turpit“ më vargje të Shkrelit, që si të thuash është bërë si himn i takimeve në fjalë.

Meqë në ndërkohë Lidhjes sonë i shkuan në amshim dy emra të njohur, Fran Tanushi dhe Selajdin Gashi, me një minutë heshtje ju dha lamtumira e fundit.
Moderatorja e mrekullueshme Pranvera Drita Gjoni, i përshëndeti më emër dhe mbiemër shumicėn e pjesëmarrësve, që më pjesëmarrjen e tyre e madhështuan këtë eveniment. Në mënyrë të veçantë u bë përshëndetja e merituar për biznesmenin dhe filatelisten e njohur, në përmasa kombëtare dhe jo vetëm, Lazim Destanin,i cili për shumë vite e përkrah Lidhjen tonë, në mënyra të ndryshme, ndërkaq në dy vitet e fundit duke i lënë në dispozicion edhe ambientet e mrekullueshme për organizimin përkujtimor për Azem Shkrelin. Pastaj u përshëndetën dy mysafirët e veçantë të këtij takimi, konsulli i Republikës së Kosovës dhe zëvendësja e tij më seli në Düsseldorf Kenan Islamin, përkatësisht Arta Selimin.

Pastaj moderatorja ia dha fjalën kryetarit të Lidhjes, z.Dibran Demakut, që t‘i përshëndeste të pranishmit duke u uruar një pasdite të këndshme letraro artistike.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit, takimin e përshëndetën edhe Lazim Destani, konsulli dhe zëvendësja e tij: Kenan Islami, përkatësisht Arta Selimi. Përshëndetën edhe përfaqësues shoqatash e asociacionesh të ndryshme nga Gjermania dhe vende të tjera.

LSHAKSH, Lazim Destanin, në shenjë falënderimi për kontributin dhe ndihmën e përhershme të aktiviteteve të saj i ndau një mirënjohje, të cilën ia dorëzuan Valon Shkreli dhe Dibran Demaku. Lazim Destani duke e pranuar mirënjohjen deklaroi se ajo ishte mirënjohje shumë e vlershme për të dhe se do ta ruante me xhelozi si një gjë të shtrenjtë, për çfarë mori duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Në vazhdim një fjalë rasti për jetë dhe veprën artistike të Azem Shkrelit e mbajti Dibran Demaku.

Pastaj poetë pjesëmarrës në këtë takim Angjelina Krasniqi, Sead Ramadani, Bujar Salihu, Pal Sokoli, Sadik Krasniqi, Pranvera Drita Gjoni, Marta Ndreca, Dibran Demaku etj, deklamuan poezitë e tyre kushtuar Azem Shkrelit etj.

Vendin e parë për poezi e fitoi Bujar Salihu nga Zvicra.

Driton Gashi, një artist i vërtetë i fjalës dhe i këngës, i mrekulloi pjesëmarrësit më këngët e tij dhe mori duartrokitje të merituara.
Pikë e veçantë e takimit ishte edhe përkujtimi i dy poetëve që shkuan në amshim Fran Tanushi dhe Selajdin Gashi. Fjalën e rastit për Fran Tanushin e mbajti poeti Sadik Krasniqi, ndërkaq për Salajdin Gashin poeti Pal Sokoli.

Sërish këngët e Driton Gashit dhe sërish duartrokitje të gjata dhe kërkesa për këngët të tjera.

Pastaj do t‘i vinte radha konkursit për veprën më të mirë në prozë dhe poezi, botuar në mes të dy takimeve. Kryetarja e komisionit vlerësues Pranvera Drita Gjoni bëri shpalljen e fituesve: libri më i mirë në prozë u shpall romani „Krishtlindje në golgota“ më autor Gjergj Zef Kola, ndërkaq atë më poezi Arif Bozagji më librin poetik „Kambanat e diellit“.

U bë edhe promovimi i dy librave: „Karvani i përjetësisë“, përmbledhje poezish kushtuar Azem Shkrelit dhe „Mit dopeladler in Ruhrgebiet“ apo „Me shqiponjën dykrenare në Ruhr“ të autorit Driton Gashit.

Dhe sërish këngët nga Dritoni. Nga Driton Gashi. Dhe sërish duartrokitje.

Pjesëmarrësit e këtij takimi letraro-artistik do ta mbajnë gjatë në memorien e tyre duke shpresuar se evenimentin të tilla do të organizohen sërish e sërish…

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat