T’a njohish veten është njohuri e vërtet

Kultura

T’a njohish veten është njohuri e vërtet

Nga: Jashar Etemaj Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:15
Jashar Etemaj

Te porta e Apollonit, në Delfi, shkruan “Gnothi Seauton” (Njihe veten tënde).Populli i ynë thotë: dija hallin vetës. Njeriu duke e njohur vetën i njeh edhe tjerët më mirë. Njeriu duke i kuptuar mundësit dhe pa mundësit e veta i kupton më mirë pa mundësit dhe mundësit e tjerëve.

Kur e kishin pyetur orakullin Pitia nga Delfi, se kush është njeriu më i mençurnë botë , Pitia ishte përgjigjur: “Sokrati është njeriu më i mençuri. Me të dëgjuar Sokrati ishte përgjigjur se Pitia e ka gabim. Ajo sigurisht ka dëgjuar se unë di se nuk di.”

Thënia e Sokratit “Unë di se nuk di” na tregon dëshmon edhe sot, se dija dhe njohurit njerëzore nuk kanë kufij.Edhe sot, maksima, se unë di se nuk di, shërben si shtytje për njeriun për ta eksploruar botën dhe njohur vetën e tij.

Po, sa e njohim vetën tonë!? Dhe a e pranojmë se nuk dimë!?

Njerëzit nga dashuria për dijen, ndonjëherë aktrojnë se dinë!? Aktrojmë se mundemi, aktrojmë se i përshtatemi rrethit - që të na pranon rrethi. Njerëzit aktrojnë se janë të gëzuar - për ti ikur mërzis. Aktrojnë që ti përshtatën dashurisë – për ti ikur vetmisë, aktrojnë se dinë edhe kur nuk dinë - për t’u bërë te suksesshëm, aktrojnë se nuk frikohen - për të ekzistuar dhe mbijetuar, njerëzit aktrojnë heroin - pa qenë hero, njerëzit emitojnë idhuj – për t’u bërë idhuj. Po, pas të gjitha këtyre aktrimeve e maskimeve kërkohet nga njeriu të shkundët nga rolet dhe nga maskat. Edhe pse njerëzit janë të njëjtë, njeriu prapë është i veçantë. Prandaj, ai duhet ta njeh vetën e tij!? Për t’u bërë vetvetja.

T. S Eliot në poemën e njohur “Këngë dashurie e A. Prufroc-ut” shkruan: Kohë do të ketë, kohë do ketë. Të bësh gati fytyrën për takime. Do të ketë kohë për vrasje e krijime:

There will be time, there will be time

To prepare a face to meet the faces that you meet;

There will be time to murder and create,

And time for all the works and days of hands

That lift and drop a question on your plate;

Time for you and time for me.

Vargu: To prepare a face to meet the faces that you meet; të lë të kuptosh se: Njeriu me shokë, të dashurit, me ata që e kuptojnë, e duan dhe e respektojnë është vetja e tij. Qesh e kënaqet duke biseduar. Po, paramendoje momentin kur e takojmë dike, që nuk na shkon biseda e që duhesh ta takosh, nuk të pëlqen! Atëherë, siç thotë Eliot, duhet ta përgatisim fytyrën për takim-e!

E fytyra si shprehje e karakterit dhe identitetit personal, duhet përgatitur edhe kur gjendemi para sfidave të vështira të jetës.

Filozofi moralist Kanti pohon: “Njerëzit janë, të gjithë si një, për aq sa janë aktorë të mëdhenj për aq janë të civilizuar. Aktrimi jep pamjen e përkushtimit, respektit për të tjerët, nderin e vetëmohimit pa u tundur për të mos mashtruar askënd.

Shembull: Aktori amerikan James Dean e kishte çmuar shumë Marlon Brandon, Dean pohonte: “I shikoja me dhjetëra herë filmat e Brandos! I mësoja përmendesh replikat e tij në film, dhe me të njëjtat replika iu vardisesha femrave! Marlon Brandon e kisha idhull të jetës, të aktrimit-shprehej Dean.”

James Dean ishte aktorë fenomenal! Duke aktruar e maskuar si Brando, e ç ‘maskoj vetën. U bë aktor si vetvetja dhe vdiq si vetja.

Adem Jashari idhull e kishte Çerçiz Topullin. Ademi duke imituar heroin kombëtarë Topullin, nderoj Çerçizin dhe vetën. Ademi duke u bërë vetvetja vdiq heroikisht si vetja.

Aktrimi/maskat nuk duhet të shkojnë deri në atë skaj siç thotë Rochefoucold: “Ne jemi mësuar aq shumë ta maskojmë vetën për të tjerët, saqë përfundojmë duke e maskuar vetën për vetën tonë.”

Ata që maskojnë vetën për vetën e vet, nuk janë bërë të njohur në asnjë lëmi. Kemi plotë raste në kinematografi, letërsi, në muzikë, në politikë e në sport ku imituesit besnik nuk kanë pasur sukses. Kopja/imitimi është interesant vetëm në humor – përndryshe imtuesin e mbulon shpejt pluhuri i harresës, ose bëhen aq monoton sa që nuk durohen.

Megjithatë, njeriunuk lidhet menjëherë me vetën, por ka për detyrë të behët vetja. Krejt këtë reflektim filozofik shpesh herë ma ka imponuar një njeri, një heroqë ishte vetja e tij. Ai, ishte i pari luftëtarë i UÇK-së i cili u ç ‘maskua, ai është Fehmi Lladrovci.

Unë ende nuk kam parë njëri më të ç‘maskuar dhe fytyrë më origjinale, që ishte i përgatitur të vdes pa hamendje për lirinë e Kosovës si Fehmi Lladrovci. Në intervistën e tij dhënë BBC pak para se të bie dëshmor, Fehmiu i pyetur se a je i gatshëm të vdisje për Kosovën, Lladrovci me buzëqeshje thotë: Me dëshirën më të madhe do vdisja për lirinë e Kosovës!

Ja linku: https://www.youtube.com/watch?v=GYif0TwtqlU

Është gjithmonë emocionuese dhe inkurajuese të shikosh e dëgjosh për heronj të mëdhenj si Fehmi Lladrovci, që sakrifikojnë gjithçka për atdhe, për një kauzë të mirë.

Më kujtohet që këtë emocion e kisha kur e kam pa filmin “Bravehart“ mbi heroin skocez William Walace më 1995. Në atë kohë Kosova ishte okupuar nga Serbia, çdo shqiptarë që e ka pa filmin në regji dhe rol kryesorë nga Mel Gibson, do është solidarizuar më heroin skocez William Walace i cili luftonte për nderin dhe lirinë e Skocisë nga pushtuesit Anglez të asaj kohe.

Pak para se me mbaru filmi, ose pak para se të vritej heroi Walace është një skenë e tmerrshme! Anglezet e kishin zënë rob Walacin. Mbreti anglez i kishte premtuar heroit skocez se po u pendua dhe kërkoj falje që është kryengritur ndaj Anglisë do ta ekzekutonte heroin pa e torturuar! William Walace e kishte pranuar torturën deri në vdekje, në vend të pendimit! Gjatë torturës heroi bërtiste: Fredom (Liri).

Kjo skenë e llahtarshme për ta aktruar, Mel Gibsonit i kishte marr kohë. Aktori kishte pritur momentin e përshtatshëm emocional e shpirtëror për të aktruar këtë skenë të llahtarshme! Një natë të vonshme i zgjon tërë ekipin e xhirimit nga gjumi! Ejani më xhironi tani sepse jam i gatshëm të bërtas!!!

Po fjalët e Fehmiutpa britma e më buzëqeshje : “Me dëshirë të madhe do vdisja për lirinë Kosovës" dhe buzëqeshja pas fjalëve janë më të mprehta, të prekin më shumë në zemër, se sa skena ku Mel Gibson e interpreton Walac-in.

Pse!? Sepse Fehmi Lladrovci ishte origjinali, është vetja e tij. Buzëqeshja dhe fjalët janë në sinkron me fytyrën, zërin e qëndrimin e Fehmiut që krijojnë një idiosynkrasi Fehmiane. Prandaj nuk ka aktorë në botë ku mund ta thotë me aq emocion, dëshirë e vetëmohim se do vdes për liri si Fehmi Lladrovci.

Fehmiu duke u bërë vetvetja vdiq si vetja.

Fehmiu me bashkëshorten Xhevën, e njohën veten, të dy moti i kishin përgatitur fytyrat/vetën për takimin me vdekjen për liri.

Vargjet e poetit T.S Eliot: Kohë do të ketë, kohë do ketë. Të bësh gati fytyrën për takime. Ma

përkujtuan vjershën e poetit filozof Azem Shkreli “Njerëzit”: Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim me u pështy.

Azem Shkreli iku në amshim një vit para se Fehmi e Xheve Lladrovci të heroizoheshin përjetësisht.

Po të ishte gjallë Azem Shkerli me sigurish do të thoshte: Fehmiu e Xheva, sikur edhe njëmijë herë të takoheshin me vetën sy me sy, do të mburreshin me vetën e tyre.

LAVDI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat