Ende pres t’më vish një ditë

Kultura

Ende pres t’më vish një ditë

Nga: Teuta Anif Muji Më: 25 shtator 2022 Në ora: 08:09
Teuta Anif Muji

-Dedikuar personave të pagjetur nga lufta e vitit 1999

Buzëqeshni, gëzoni

Festoni,jetoni..

Ama..

dhimbjet e tjetrit mos i harroni

S'i t'më qesh buza kur gëzim s'kam pa

Si t'mkëndoj zemra kur vajton pa nda..

Si ta ndal lotin, t'mos pikoj

Si ta ndal vargun,që buron nga brenda

Si të mos shkruaj, dhimbje nga zemra..

U bënë sa vite , kaluan dekada

Për ty asnjëher më s'dëgjoi nana

Zëri dridhet kur flas për ty

Fëmijët më kurrë s'të panë me sy

Vajza që dashurove, u bë një heroinë

Mbeti e vetme në rolin prind..

Motra ende qan vëllanë

Po një varr si nuk ta pamë..

A je gjallë, apo të vranë?!

Shumë pikëpyetje në jetë kaluam

Asnjë përgjigje dot se morrëm,

Me fatin u pajtuam, asnjë çast nuk të harruam!!

Ku do qofsh ti faqebardhë,

Ne për ty jemi krenarë

Cili do qoft fati yt,

do të pres unë për çdo ditë,

të më vijë një lajmëtar ..

Të gjetën ty.. a t'gjetën varr..

Si e çmendur mund t'tingelloj

Që ende pres t'më vish një ditë

Por.. thonë shpresa, s'njeh kufinjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat