Është mëkat prej Tokës s’shenjtë t’Dardanisë!

Kultura

Është mëkat prej Tokës s’shenjtë t’Dardanisë!

Nga: Sami Arifi Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:55
Sami Arifi

Me dhunë mi larguan fëmijët prej shtëpisë,

t’huajt dashtën këtu me u kurdisë…

Më lakmuan me qindra e mijëra vite,

Më coptuan me gënjeshtra pa t’vërteta mite!

Nga nën toka u tregova,

shtëpi për daranët u mbarova!

T’huajt ma ndërruan emrin mua,

por unë kurrë ata n’shtëpi si dua!

Mi mbyten pleq gra e fëmijë,

gjithçka m’bënë ç’është më zi…

Ju lutemi o ju fëmijët e mi,

mos braktisni këtë shtëpi!

Po ta lini ju shtëpinē bosh,

t’huajt do të futen si qentë nën kosh!

Themelet i kam thellë jo n’trap,

nga t’part e juaj t’larë me gjak…

Ta braktisni këtë derë t’shtëpisë,

është mëkat prej Tokës s’shenjt t’Dardanisë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat