Ah pranverë e heshtur s´je ti

Kultura

Ah pranverë e heshtur s´je ti

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 18 qershor 2025 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Pranvera vjen me dielli e ngrotësi

Dimrin e acarin duke e përzanë,

Natyrën më gjelbrim e mbulon.

Malit e fushës i jep gjallëri,

Lumi e përroni ëmbël gurgullon

Vjen nga bora kur dielli jep ngrotësi.

Njeriun nën hijen e list pushon n´qetësi

Ah, pranverë e heshtu s´je ti.

Lisi i thanës, mollës e qerëshisë lulëzon

Aroma e luleve natyrën e mbulon,

Është fillimi i një jet të re kudo,

se vetëm pranvera e ka këtë fuqi.

Pranvera vjen më diell e ngrotësi,

Shpërthën me gjelbërim e lule kudo.

Shpejt vrapon në tjetër stinë,

Se gruri e qershia po presin me pa durim.

Kjo bukuri me butësi hyn në shpirtin tonë

Ketu pushoj nën hijen lisit kajsi

Era e lehtë nga Schwarzvaldi është bërë puhi

Ah pranverë e heshtur s´je ti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat