Kur botën stuhitë e sulmojnë
Nga qielli e toka
Ne jemi në rrugë pa rrugë
Me votimim tonë të lirë deri në bllokimi.
Në fushatë, thirrjet për votim
Me premtim për zhvillim e ndryshim.
Zgjiedhja e jonë më 9225 sot është bërë bllokim.
Heshtje në kuvend,
Asnje fjalë për ne e për vend,
Vetëm për pushtet e karrikën e vetë.
Këta politikaj nuk erdhën tinzisht,
Punën e tyre e kemi parë botërisht.
Moti na treguan, por ne se kuptuam.
Kosova është bërë llaf bote.
Kur stuhit përplasen në qiell e tokë.
Deputetët tanë axhami
nuk zgjohen nga ëndrra e marrëzisë.
Ata në këtë verë nuk kanë as dritë e as ngrohtësi.
2
Ne për ta forcu rrugëtimin tonë në liri,
me 9225 përgjegjësit tona i kemi dorëzu.
Ata, ato s´janë duke i kuptu
Me veprimet e veta janë blloku,
As Presidentja e as Gjykata Kushtetuse
Këtë ngatërrim s´mundetë më qartësu
Zgjidhja është e qartë
Qëllimi i të parit tutje më sundu.
Me kot s´ngritet mllefi në debatë
Kur politikani flet një fjalë që s´duhet flas,
Atëhere debati nga fjalimi plasë.
Unë s´kam faj, pushtetin së lëshoji.
Më votën e lirë jamë votu
I pari i vendit dua me qëndru !
Vendi s´ka kurvend por ka, s´ka qeveri
Për kundërshtarë politik si jepi pesë para.
Kam përkrahje nga popull e partia ime.
Me votim të fshehtë fitoj.
Sebashku me Listen „Guxo“ e Presidenten
Kryeministrin nuk e lëshoj.
Unë nuk kam faj,
Faji është jetim ate se don askush.