Deputetët e legjislaturës aktuale
nuk arritën Kuvendin ta konstituojnë.
Opozita qe në gjendje të gjejë kompromis
me Listën Serbe, për ta kundërshtuar kandidaten
e pozitës për kryeparlamentare.
Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës
nuk ka ndodhur në historinë
e asnjë shteti të botës.
Subjektet politike shqiptare,
edhe pas dhjetëra seancave të Kuvendit të Republikës,
nuk gjetën gjuhën e përbashkët
për ta konstituar atë.
Kjo që ndodhi kësaj radhe
në Kuvendin e Republikës
përputhet me thënien e dikurshme
të poetit dhe diplomatit shqiptar, Faik Konica:
"Janë ca shqiptarë
që nuk ia duan të mirën Shqipërisë" –
kësaj radhe, Kosovës – kombit dhe atdheut.