Si nuk ju vije turp?

Kultura

Si nuk ju vije turp?

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 18:52
Autori Adem Bytyçi

Politikanët që luftojnë për pushtet

e përgojojnë shtrësën më të dhimbshme

të kombit — Mërgatën,

të cilës ditë e natë

i qanë zemra për Kosovë.

Ata që duan të zënë pozita të pushtetit në Kosovë,

në vend që të krijojnë kushte

për ta kthyer Mërgatën në atdhe,

për t'ia shuar mallin për përjetë,

çdo herë, sa herë mbahen zgjedhjet në Kosovë,

e lusin Mërgatën që t’i votojë.

Ka edhe politikanë të tillë,

të cilët sa herë e kanë qeverisur Kosovën,

popullin e kanë vjedhur

dhe tani sugjerojnë

t’i mohojnë të drejtën e votës Mërgatës,

nga frika se Mërgata nuk do t’i votojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat