Ju që nuk lëni gjë pa thënë
kundër njëri-tjetrit
për të ardhur në pushtet,
duke e gënjyer popullin,
se Kosovës do t’i dalim zot.
Politikanë të "nderuar",
ju që Kosovën e keni plaçkitur,
sa herë e keni keqqeverisur,
mos mendoni
se me gënjeshtrat tuaja
në zgjedhjet e jashtëzakonshme,
që do të mbahen më 28 dhjetor 2025,
do ta gënjeni popullin
për t’iu besuar
keqqeverisjes së vendit
siç ka ndodhur në të kaluarën.
Politikanë të "nderuar",
mos e fyeni njëri-tjetrin,
mos thoni se kemi zbuluar ujët e nxehtë,
sepse populli është i vetëdijshëm,
se kujt në zgjedhjet e jashtëzakonshme
fatet e vendit ka për t’ia besuar,
dhe kurrë, kurrë atyre që e kanë vjedhur Kosovën,
qeverisjen e vendit
nuk kanë për t’ia besuar.