Për heroin Anif Muji 1964-1999

Kultura

Për heroin Anif Muji 1964-1999

Nga: Milazim Maraj Më: 31 mars 2026 Në ora: 12:47
Milazim Maraj

Në Shkollën Fillore “Meto Bajraktari” paralelja e ndarë në Struzhë u punësuam në shtator të vitit 1976. Shkolla ishte vetëm deri në klasën e -V-, nxënësit që kishin dike në Prizren vazhdonin shkollimin por të tjerët përfundonin punëtor fizik nëpër Jugosllavi, fillimisht në Maqedoni si bari delesh e më vonë diku në Evropë.

Në këtë katund të banuar me shqiptarë po zbatohej projekti i Qubrilloviqit. Këtë para se të vinim këtu na tregoj sekretari i shkollës në Mushnikovë.

Filluam organizimin e fshatit për të kërkuar hapjen e shkollës tetë vjeçare. Fillimisht pati mjaftë pengesa, mjaftë fjalë, për organizatoret që shpifte shteti përmes servilëve të vet antishqiptarë, por u tejkaluan pengesat më këmbënguljen tonë dhe të fshatit. Në veçanti duhet të përmendim kryeplakun e Katundit, Bacën- Murat Haxhillari terë kryesinë dhe fshatin arsimdashës që e përkrahen hapjen e shkollës.

Vitin e parë në vitin 1976 hapem klasën e -VI- dhe pastaj, vazhduam me klasat tjera deri në klasën e VIII. Në vitin e parë përveç nxënësve të tjerë shumë të mirë dhe të shëndosh si molla, kishim një nxënës të heshtur, por mjaftë inteligjent, të matur dhe të përkushtuar. I

shte preciz në përgjigjeje dhe këmbëngulës kur kishte të drejt. Ishte ky nxënësi Anif Muji, lëndën e Biologjisë dhe të Kimisë i mësonte mirë por prirje kishte në gjuhë dhe krijime letrare. Ky fshat kishte një veçanti të rrallë, ishin shumë dashamirë të arsimit. Donin shkollën, arsimin ngritjen e fëmijëve të tyre, ishin shumë bashkëpunues më shkollën dhe shumë mikpritës për mësimdhënësit.

Vitin e parë organizuam një koncert për nderë të festës së 29, Nëntorit por e shfaqëm me datën 27 Nëntor. Me arsyetimin se në do të shkonim në familjet tona që i kishim në Komunën e Istogut të Drenasit, Skenderajt etj. Për këtë pati pak reagime nga LKJ. Reagonte LKJ e shkollës në Reqan, jo edhe drejtori Xhemo Batjari. Ishte kryesia e Katundit që kishte arsyetuar këtë punë. Mësuesit tonë janë nga larg, a duhet edhe ata të shkojnë ndonjë herë në familjet e veta.

Ata këto festa mund të i shfrytëzojnë. Katundi kishte burra patriot, që kishin vuajtur në burgje si Shasivar Braha e Murat Mula e të tjerë, më vonë Faredin Tafallari ishte aktiv në veprimtarinë kombëtare. Anifi bashkë me nxënësit moshataret e vet artist të vogël, recitatorët, përgatiten recitalin nga vargje te zgjedhura të poezive të Lasgush Paradecit.

Ishte hera e parë që po dilnin pra publikut ishte një hap për emancipimin e këtij fshati malor të rrethuar me shqiptarë; por që më nuk flisnin më shqip. Pati edhe pak reagime nga se përmendej, Vlora dhe Shqipëria, ose në këngët që interpretoj nxënësja Myzejene Pireci, për çka ishte çështje e ndjeshme për sistemin okupator jugosllav. Anifi shquhej për recitim të rrjedhshëm, ai shquhej edhe për përgjigje të rrjedhshme në të gjitha lëndët.

Nuk kishte teke të adoleshentëve sikur që është normale të kenë në këtë moshë. Dukej se po piqej para kohe. Jo rrallë biseduam më koleget për Anifin. Në oborr të shkollës nuk ndahej nga shokët integrohej në shoqëri, por gjithmonë ishte i thelluar në mendime. Leximin e kishte pasion, kjo shihej në fjalorin e tij të pasur për moshën që e kishte. Anif Muji u ngrit dhe u formua si personalitet i kompletuar, i arsyeshëm dhe plotë moral kombëtarë.

Aksionin luftarak “ Të mbrohet pragu i shtëpisë” e kishte kuptuar dhe pranuar. Drejtori këtë e bëri si burrë në bindjen e plotë patriotike se i gjallë as i vdekur nuk shkulem nga trualli dhe atdheu im. Nga kjo tokë kam dal dhe këtu do të tretëm. Anifi u bë drejtor i shkollës në kohën me të vështirë në historinë tonë të re. Nuk ishte fare lehtë por ishte nderë dhe burrëri të udhëheqësh shkollën në kohë të vështira.

Në detyrën e drejtorit, shkëlqej me krijimin e marrëdhënieve në kolektiv dhe në punën e përkushtuar me nxënës. Nga Struzha dolën personalitete të shquara, intelktuale të profesioneve të ndryshme. Drejtori Anif ndoqi rrugën e vështirë te të parëve tonë. Të Lekë Matrëngës, Dhaskal Todrit, Papa Kristo Negovani, Jani Vretos, Shtjefen Gjeçovit, Hoxhë Voglit, Fazli Greçevcit, Te Dëshmorëve të Shkollës Shqipe në Uçë, Familjes Salihaj nga Shushica e Adem Jashari më familje në Prekaz, e shumë të tjerë që dhanë jetën për liri e shkollim të popullit të tij. Anifi ditën 31 Marsit të vitit 1999 nuk lëvizi nga Struzha.

Ai qëndroj aty në pragun e shtëpisë vet duke kaluar në amshim si ikonë e këtij fshati dhe kombit tonë. U be shembull si duhet të luftohet, të jetohet dhe të vdisët. Ballë hapur e faqe bardhë përfundoj kapitullin e jetës. Më Gjoksin përpara barrikadë, në mbrojtje të fshatit, shkollës shqipe dhe nxënësve të vet.

Si zot shtëpie dhe dalzotës i atdheut të vet. Ashtu sikur kërkonte nevoja, ashtu si që ishte porosia e Shtabit të Mbrojtjes së Kosovës, ashtu si u mbrojte kjo tokë që nga Gjergj Kastrioti e deri sot. Heroizmi i Anif Mujit është shembulli më i mirë i edukatës familjare dhe moralit kombëtarë të trashëguar nga gjeneratat e kaluara të gjenerata e re.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për ju drejtor hero Anif Muji! Pusho i qetë në tokën që e rifreskove më gjakun tënd. Do të jetoni gjithmonë në zemrat e familjes, nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë shqiptarëve arsimdashës dhe liridashës. Lavdi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat