Amanet

Kultura

Amanet

Nga: Xhelal Hoxha Më: 25 prill 2026 Në ora: 11:38
Xhelal Hoxha

Kur të mos jem më në jetë,

nën lis dua të prehem i qetë;

me dhe të Dardanisë më mbuloni,

me flamur kuqezi më nderoni.

As fjalë të huaj, as zë i kotë —

veç shqip të më përcillni në atë botë;

se amaneti im mbetet një:

shqiptar në jetë, shqiptar përjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat