Kosovë kush t'ka dashur më shumë?

Kultura

Kosovë kush t'ka dashur më shumë?

Nga: Adem Bytyqi Më: 30 prill 2026 Në ora: 21:08
Adem Bytyqi

Me siguri të gjithë,

por më shumë ata 

që nuk më kêthyen shpinën

në qastet më t'rënda

në historinë time,

kur nga të gjitha anët,

barbarët serbë 

filluan të më masakronin 

popullatën time ,

të dashur dhe martire.

 

Kosovë kend e don më shumë ?

I dua të gjithë pa dallim,

por më shumë ata ,

që me dualën zot

në momentet më të vështira ,

t'historisë time,

kur ushtria gjakatare serbe

më masakronte popullin tim,

duke i djegur në zjarr për se gjalli

pleqë , fëmijë e gra ,

dhe pas këtij akti barbarë,

për t'i fshehur gjarmat e krimit,

trupat e tyre i varrosnin në varre masive

në Serbi.

 

Kosova :I dashuri populli im

që ke vuajt aq gjatë 

dhe aq shumë,

me duhet t'iu thëmë 

se herë ,herë edhe pas çlirimit 

nuk ndihem mirë,

kur i shoh politikanë  e mi

pas luftës duke nxituar 

pas pasurive dhe postëve

kanë filluar  t'i harrojnë të gjitha 

ato vujtje ,tragjedi e gjenocid

të popullit martir të tyre,

me sakrificën dhe gjakun e t'cilit 

sot të gjithë ne e gêzojmë Lirinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat