Pjesë nga libri “Arratisja nga Liria”

Libra

Pjesë nga libri “Arratisja nga Liria”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Erich Fromm

“Njeriu ka ndërtuar botën e tij; ai ka ndërtuar fabrika dhe shtëpi, ai prodhon makina dhe veshje, ai rrit grurin dhe frutat.

Por ai është tjetërsuar prej produktit të duarve të tij, ai nuk është më zot i botës që ai ka ndërtuar; përkundrazi, kjo botë e ndërtuar nga njeriu është kthyer në Zotin e tij, përpara të cilit ai përulet, të cilin ai përpiqet ose ta qetësoj ose ta manipulojë si të mundet. Puna e vetë duarve të tij është kthyer në Zotin e tij.

Në pamje të jashtme, ai duket se shtyhet nga interesi vetiak, por në realitet, Uni i tij i përgjithshëm, me të gjitha potencialet e tij konkrete, është kthyer në një instrument për arritjen e qëllimeve të vetë makinës që duart e tij e kanë ndërtuar.

Ai ushqen iluzionin se është në qendër të botës e megjithatë ai tejshpohet nga një ndjesi e thellë pafuqie dhe mungese rëndësie ndaj vetes, gjendje të cilën, të parët e tij e përjetonin me vetëdije kur përballeshin me Zotin.” 

– Erich Fromm, “Arratisja nga liria”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat