Promovim libri

Libra

Promovim libri

Nga: Zymer Kuqaj Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:57
Pamje nga promovimi

Të shtunën më 22 maj në Qendrën kulturore të Kosovës në Malmö u bë promovimi i përkthimit të librit "Kastrioti i madhi i Shqipërisë i mbiquajtur Skënderbeu" i autorit Stefan Zanoviç botuar në Stokholm në vitin 1788 i përkthyer nga frëngjishtja. Libri është botuar së pari në Francë në vitin 1779.

Libri është i shkruar nga Stefan Zanoviç,  një shkrimtar kroat i lindur në Budva dhe i shkolluar në Venedik. Autori pjesën më të madhe të jetës e kaloj nëpër oborre të Europës duke u prezantue si pasardhës I Gjergj Kastriotit nga vija e amësisë. Nuk ka ndonjë dëshmi së autori ishte pasardhës  Skënderbeut. Si duket qëllimi i Zanoviçit ishte të paraqitej si princ dhe të trajtohej si princ dhe si tillë të fitojë benificione nga oborret mbretërore kohës.

Libri është përkthyer nga Qerim Raqi.

Image

Poeti dhe kritiku letrar Qerim Raqi kohëve të fundit ka ba emër edhe si përkthyes nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe. Këtë hër Raqa sjellë për lexuesin shqiptar një vepër e karakterit historik më Gjergj Kastriotin si kryepersonazh. Gjergji ynë në këtë libër dëshmohet së ishte një simbol i një luftëtari dhe strategu të njohur ushtarak. Emri i Gjergjit ishte edhe inspirim i popujve të robëruar për të luftuar për liri. Njëkohësisht emri i Gjergjit dhe lavdia e tij ishte inspirim edhe për shumë shkrimtar evropian siç ishte rasti edhe më autorin Zanoviç.

Për rëndësinë e librit folën, Muhamet Shatri për rëndësinë historike të librit, Murat Koci në cilësinë e organizatorit të këtij aktiviteti, Ismail Rugova në cilësinë e lexuesit dhe kritikut letrar dhe vet autori i përkthimit zoti Raqa. Një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte telegram urimi i kryetarit të shoqatës mbarëkombëtare "Trojet e Arbërit" Nue Oroshit.

Një meritë të veçantë për këtë vepër për Skënderbeun i takon albanologut të njohur suedez Ullmar Qvick i cili e zbuloj këtë vepër në vitet e 60-ta dhe e bëri njohur për publikun suedez dhe shqiptar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat