Rrënjët e kujtesës së bukur

Libra

Rrënjët e kujtesës së bukur

Nga: Vlash Prendi Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:55
Ballina e librit

Kur shkruhet pёr forcat krijuese tё Mirditёs, ndjen krenari tё ligjshme, aq mё tepёr kur autori pёrpiqet tё ndёrtojё njё minileksikon vetёm me shkrimtarё dhe krijues tё kёsaj treve tё begatё nё fushёn e letersisё dhe tё artit. Ky emocion pёrfshin ҫdo mirditor, pёr vetё faktin se treva e Mirditёs ka qёnё njё nga zonat mё tё persekutuara nё vendin tonё, nё tё gjithё periudhat e historisё, si e tillё krijuesit dhe shkrimtarёt numёroheshin me gishta. Krijimtaria e pasur letrare dhe artistike, shpёrtheu fuqishёm pas viteve ’90, kur plejada e krijuesёve mirditorё betonoi pёrfaqёsuesit e vet tё denjёnё fushёn e letrave dhe pasuroi bibliotekёn krijuese letrare dhe studimore me mjaft vepra tё nivelit kombёtarё dhe mё gjёrё. Nё veprat e tyre binte nё sy larmia tematike, shumёllojshmёria e gjinive letrare dhe niveli i lartё artistik. Nё kёtё periudhё kristalizuan tiparet e tyre disa gjini tё krijimtarisё letrare dhe artistike si poezia, tregimi, studimi, krijimtaria popullore dhe artet e bukura. Nё veprat studimore, letrare dhe artistike, pati pёrpjekje pёr tё ndriҫuar historinё e lavdishme tёtrevёs sё Mirditёs, pёr tё pasqyruar jetёn e vёshtirё tё mirditorit nёn sundimin e regjimit komunist, pёr tё pasqyruar luftёn e ashpёr tё klasave, tipike pёr kёtё krahinё me tradita. E dallon qartё kёtё dukuri kur lexon njё numёr tё konsiderueshёm veprash tё botuara nga Shtёpitё Botuese “Mirdita”, me drejtor studiuesin dhe shkrimtarin Ndue Dedaj, “IHPVKA”, me drejtor krijuesin Anton Boҫi, SHB “Mirgeralb”, me Gjon Jakun dhe “Kuvendi” me drejtor poetin Pjetёr Jaku, tё cilёt nё njё kohё tё shkurtёr, arkivuan nё catalogёt e tyre njё numёr tё konsiderueshёm veprash letrare dhe studimore nga autorё mirditorё, duke e radhitur Mirditёn me rajonet mё tё zhvilluara nё lёmin e krijimtarisё letrare dhe duke botuar njё numёr tё konsiderueshёm autorёsh tё kёsaj treve.    

Gjatё gjithё periudhave tё historisё, nga treva e begatё e Mirditёs kanё dalё figura tё shquara tё fushёs sё letersisё dhe arteve qё kanё lёnё gjurmё tё pashlyera nё memorjen kombёtare dhe ndёrkombёtare. Njё figurё e tillё, mjaft e njohur, autor i mbi 75 veprave letrare dhe studimore, ishte edhe shkrimtari Hasan Hasani – Pёrkola, i cili zbuloi vendorigjinёn e tё parёve tё tij mirditorё dhe vitet e fundit iu pёrkushtua tёrёsisht Mirditёs, duke nxjerrё nё pah resurset natyrore dhe vlerat krijuese e shpirtёrore tё kёsaj krahine plot tradita. Pasi ishte njohur me vlerat historike, traditat, zakonet dhe krijuesit e kёsaj krahine, pasi kishte vizituar disa fshatra dhe kishte njohur disa vёllezёr dhe krijues mirditorё, nё mendjen e tij Hasani kishte projektuar njё minileksikon kushtuar forcave krijuese tёvendlindjes sё tё parёve tё tij. Ishte frymёzuar shkrimtari i madh mirditorё nga vepra e tij e mёparshme “Mirditё dhe mirditorё”, pёrmes tё cilёs derdh gjithё dashurinё dhe respektin pёr njerzit fisnikё dhe bujarё tё kёsaj treve. E kishte nisur punёn me kohё, kishte hartuar listёn dhe po pёrpiqej tё siguronte veprat e autorёve qё do tё pёrfshiheshin nё vepёr. Nё komunikimet me shkrimtarin e njohur, gjithmonё interesohej pёr veprat e autorёve qe kishte nё plan tё studionte, por vёshtirёsitё ishin prezente dhe mundёsitё pёr tё siguruar veprat e shumicёs sё tyre, ishin tё kufizuarapёr shkak tё izolimit nga pandemia covid19 dhe moshёs sё thyer tё shkrimtarit, i cili po sakrifikonte tej mase, t’u linte forcave krijuese mirditore njё vepёr lapidare si “Autorё dhe vepra mirditorёsh”, e cila e pa dritёn e bitimit nё vitin 2021, nga shtёpia botuese “Faik Konica”, pak ditё pasi shkrimtari i njohur kishte mbyllur sytё pёrgjithmonё.

I paharruari Hasan Hasani – Pёrkola kishte pёrvojen e duhur nё hartimin e leksikoneve tё tilla, pasi ёshtё ndёr tё vetmi shkrimtarё shqiptarё qё ka botuar “Leksikoni i shkrimtarёve shqiptarё”, botuar sё fundmi nё vitin 2003. Prandaj edhe ky projekt do tё arrinte standartet e duhura shkencore dhe letrare falё kёsaj pёrvoje tё vlefshme. Nё vepёr, autori ka mundur tё pёrfshijё rreth 36 autorё, për tё cilёt ka mundur t’u sigurojё disa nga veprat, por duhet theksuar se pёr shkak tё situatёs sё krijuar, kanё mbetur jashtё kёsaj vepre edhe shumё shkrimtarë dhe krijues tё nderuar pёr krijimtarinё dhe vlerat e tyre. Pёr hartimin e veprёs, autori ka zbatuar standart tё njёjtё pёr tё gjithё krijuesit, duke ruajtur raporte thuajse tё njёjta nё numrin e faqeve, pёrshkrimin biografik dhe numrin e veprave tё marra nё shqyrtim. Madje disa autorёve qё nuk ka mundur t’u sigurojё veprat, mjaftohet t’u pёrmend vetёm emrat. Vlen tё shёnohet puna shkencore ne mёnyrёn e konceptimit dhe paraqitjes letrare dhe studimore tё sejcilit krijues tё paraqitur nё kёtё libёr, sepse shkrimtari i shquar ёshtё bazuar nё jetёn e gjallё letrare dhe veprat e shumta tё krijuesve mirditorё. Duke ndjerё pulsin e vrullshёm tё jetёs dhe rritjen e ndёrgjegjes krijuese tё shumё shkrimtarёve e cila ka reflektuar problemet mё thelbёsore tё zhvillimit historiko – shoqёror, autori u bёn njё analizё tё hollёsishme mjaft veprave, duke i radhitur ato me veprat mё tё arrira tё shkrimtarёve mё nё zё shqiptarё.Kёshtu Pashko Vasa vjen me “Bardha e Temalit”, Mjeda me “Guzo”, Fishta me “Lahuta e Malcis”, Kolё Jakova me “Garda krutane”, Gjokё Beci me “Zambaku im”, Nikollё Loka me “Tuk Jakovёn”, Llesh Ndoj me “Domgjoni…”, Ndue Dedaj me “Mjegullat e gjenezёs”, Mikel Gojani me “Hija qe mё rri varur”, Gjon Marku me “Gazullorёt” etj, pёrmes tё cilave konsolidohet mishёrimi artistik i historisё dhe realitetit, i dukurive dhe problemeve madhore  tё zhvillimeve tradicionale dhe bashkёkohore, por edhe e shprehjes sё rritjes sё forcave krijuese dhe talenteve tё fuqishёm nё kёtё trevё tё njohur letraro – artistike. Kёto dhe tё tjera, janё vepra qe janё mirёpritur nga lexuesi dhe ky ёshtё treguesi kryesor dhe pёrcaktuesi kryesor i vlerave tё padiskutueshme.

Zhvillimi i vrullshёm letrar i kohёve tё fundit, tregon se edhe kjo gjeneratё krijuesish dhe studiuesish, pёr tё njёjtat tema dhe probleme shoqёrore krijojnё vepra tё bukura sipas kёndvёshtrimit individual, sepse personaliteti dhe individualiteti i krijuesit formohen dhe afirmohen duke pasuruar mënyrat dhe format e shprehjes sё realitetit shoqёror. Dihet se idetё artistike nё letërsi zbulohen pёrmes strukturave artistike, realitetit jetёsor, ky proces që gjen mishёrim nё kёto vepra, prandaj autori ka bёrrё njё pёrzgjedhje tё studiuar me kujdes tё veprave tё sejcilit autor, nisur nga veҫantitё tematike dhe stilistike. Autori ve re se shkrimtarёt mirditorё janё nё kёrkim tё vazhdueshёm tёmënyrave tё shprehjes artistike tё realitetit, sepse pasuria ideore e veprave ёshtё aq e thjeshtё, sa ёshtё bёrё pronё e lexuesve tё thjeshtё. Kjo ndodh jo vetёm me shkrimtarёt dhe krijuesit e njohur dhe tё periudhёs sё Rilindjes dhe Pavarёsisё, por edhe me krijuesit e rinj, sidomos tё atyre pas viteve ’90, që u rritёn dhe edukuan nёn frymёn e re demokratike, sepse sejcili prej tyre ka sjell nё veprёn e tij diҫka tё re dhe origjinale. Ky fakt nuk i shpёton autorit, prandaj edhe analiza ёshtё e thellё dhe me pasionin e njё studiuesi tёnjohur, ndonëse letërsia e re e autorёve mirditorё nuk ёshtё e shkёputur nga e kaluara kulturore e kёsaj treve plot tradita, por ёshtё e lidhur me epokёn e zhvillimit tё letersisё mbarёkombёtare shqiptare. Origjina e saj fillon qё nё periudhёn e artё tё Rilindjes Kombёtare Shqiptare, periudhё kur nisin pёrpjekjet pёr formimin e njё shoqёrie tё re, e cila urrente shtypjen dhe shfrytёzimin dhe bёnte thirrje pёr ҫlirim kombёtar dhe shoqёror. Kёtё shqetёsim atdhetar autori na e sjell para nesh pёrmes veprёs sё tё mirnjohurve Pashko Vasa, Preng Doҫi, Ndre Mjeda, atё Gjergj Fishta, Prof. Anton Ҫetta, Adem Demaҫi, Kolё Jakova etj, tё cilёt hedhin bazat e patundёshme tё kёsaj letersie dhe strukturojnё modelin e shkrimtarit dhe krijuesit tё ri mirditorё, duke krijuar edhe strukturёn e kёtij leksikoni, i veҫantё nё llojin e tij.

Nё shumicёn e veprave tё analizuara nga shkrimtari dhe studiuesi i njohur Hasan Hasani – Pёrkola, bie nё sy konkretёsia e jetёs si njё bazё pёr kalime nё pёrgjithёsime ideoemocionale, pёrmes njё vargu me frymë tё spikatur popullore. Kjo dukuri ёshtё veҫanti dalluese nё pasqyrimin artistik nё veprat e Gjokё Becit “Qiell e dhe” dhe “Antologji e shpirtit”, Viktor Gjikolajt tek “Shira dhe ylbere” dhe “Amanet”, Dava Nikolli tek “Shtegёtim zanash”, apo Gjon Gjergjaj tek “Feniks zjarresh”, ku frymёmarrja e thellё e jetёs njerzore vjen pёrmas figurash poetike me pёrmasa ideoemocionale, pasuruar me penelata tё lehta tё vargёzimit dhe metrikёs popullore. Tipike nё studimin e Hasanit ёshtё se poeti Gjokё Beci tek “Antologji e shpirtit”, vjen para lexuesit si njёkrijues i mirёfilltё epiko – lirik nё vёshtrimin e dukurive dhe traditave tё mirditorit, Viktor Gjikolajtek “Amanet”, e ushqen vargun me njё figuracion plot ndjenjё, poeti Llesh Ndoi tek “Aromё malli” vjen sa spontan edhe polemizues nё strukturimin poetik tё vargut dhe paraqitjen reale tё botёs sё brendёshme shpirtёrore, ndёrsa poeti Ndue Dedaj tek “Mjegullat e gjenezёs”, me mprehtёsinё e vёzhgimit dhe sinqeritetin e paraqitjes sё dukurive artistike dhe fakteve jetёsore, krijon ҫaste tё gjalla tё komunikimit poetik, por edhe Prengё Cub Lleshi vjen si polemizues pёr vendorigjinёn e kastriotёve, qe pёrmes studimeve tё tij thekson se kёta fisnikё kanё prejardhje tё hershme mirditore. Kёto dukuri pozitive, janё sunduese pёr sejcilin nga autorёt e pёrfshirё nё kёtё vepёr, nё tё cilёn studiuesi Hasan Hasani - Pёrkola synon tё paraqesё pёrmes pёrshkrimit dhe studimit veҫantitё dhe vlerat e sejcilit. 

Pёrmes kёsaj vepre që ngёrthen njё volum prej 320 faqe, autori Hasan Hasani kёrkon tё nxjerrё nё pah rolin dhe kontributin e krijuesve tё njё treve mjaft tё njohur nё vendin tonё dhe mё gjёrё vlerat kulturore dhe historike tё kёsaj krahine, tё vёrё nё dukje zakonet dhe traditat, tё pёrshkruaj arritjet nё fushёn e krijimtarisё dhe transmetimin e vlerave tё veҫanta shpirtёrorenga brezi nё brez, duke theksuar se nё poezi hyri me intensitet dinamika e proceseve dhe dukurive bashkёkohore, nё prozё bie nё sy paraqitja e rrjedhёs sё jetёs duke pasqyruar realitetin jetёsor me besnikёri, nёfushёn e studimeve vihet re thellimi i studiuesve nё zbulimin e vlerave historike dhe tradicionale tё trevёs sё Mirditёs. Tё dhёnё pas tablove tё gjёra tё jetёs dhe karaktereve tё veҫantё që zbulohen pёrmes veprёs, Frrok Ҫupi, Nikollё Loka, Fatmir Sulejmani dhe Mark Gjergji i japin rёndёsi tё veҫantё fjalёs pёrshkruese ndёrtuar shpesh nё dialog, ata janё kёrkues nё mёnyrёn e shprehjes artistike duke gdhendur nё art ҫdo ngjarje dhe episod letrar, ndёrsa shkrimtari Mikel Gojani ёshtё njё studiues dhe krijues i vёmendshёm dhe kёrkues i fjalёs me peshё letrare, i cili shpesh nё vepёr pёrdor me sukses edhe analizёn psikologjike.Nё kёndvёshtrimin e autorit, prof. Zef Mirdita, prof. Mark Tirta, prof. Krist Maloki vlerёsojnё paraqitjen historike tё jetёs dhe ngjarjeve pёrmes njё stili tё konsoliduar, ku synohet zbulimi i sё kaluarёs sё vendlindjes dhe jetёs sё njeriut tё thjeshtё dhe filozofisё sё jetёs sё tij, ndёrsa poetja dhe gazetarja e njohur Erenestina Gjergji – Halili pёrmes vёllimit poetik “Gjama e erёs”, vjen para lexuesit me stilin e saj transparent ku zbulohet individualiteti i saj krijues duke paraqitur artistikisht dukuritё dhe karakteret njerzore plot pathos dhe vlera reale.

Shkrimtari dhe studiuesi Hasan Hasani – Pёrkola kujdeset ti kushtojё vemendjen e duhur raportit midis elementit njohёs dhe atij pёrshkrues nё veprat e autorёve mirditorё, tё cilat janё element i rёndёsishёm nё menyrёn e shprehjes artistike. Nё fakt kёto element artistik dhe historik janё tё pranishёm nё veprat e sejcilit prej tyre, por nё raporte tё veҫanta dhe masa tё ndryshme, sepse kjo ёshtё e lidhur ngushtё me natyrёn e problemit që ngre krijuesi, me tematikёn artistike dhe problemin qё studiohet, por veҫanёrisht lidhet me individualitetin e krijuesit, thellёsinё e mendimit, shijet personale dhe menyrёn e konceptimit estetik tё jetёs. Kёto cilёsi tё qёnёsishme studiuesi Hasan Hasani i analizon tek sejcili nga autorёt qё merr nё shqyrtim. Duhet theksuar se megjithë punёn e lavdёrueshme qё ka bёrё autori, numri i shkrimtarёve dhe krijuesёve mirditorёёshtё mё i madh dhe veprat e tyre janё mё tё larmishme. Jashtё kёsaj vepre kanё mbetur njё numёr i konsiderueshёm autorёsh qё njihen pёr veprёn e tyre me vlera tё veҫanta. Nё gjerdanin e artё tё kёsaj leksikografie mund tё rreshtoheshin denjёsisht edhe mjaft autorё tё njohur mirditorё siҫ janё shkrimtarёt, poetёt dhe studiuesit Gjetё Ndoj, Martin Dedaj, Bardhok Sulejmani, Zef Loka, Pal Pёrlala, Bardhok Pulaj, Loro Gjeҫi, Preng Baloj, Gjergj Marku, Kolё Shtjefni, Nikollё Ndoku e ndonjё tjetёr, por as mundёsitё e sigurimit tё veprave dhe as koha nuk i premtuan shkrimtarit tё kёrkonte dhe hulumtonte mё shumё, nё kёto kohё tё vёshtira. Ai bёri aq sa mundi, sepse nuk e lejoi pandemia dhe shëndeti. Punoi derisa i pushoi zemra kreshnikut tё letersisё shqipe dhe kjo nuk ёshtё pak. Veprёn e la nё dorёshkrim bashkё me shёnimet sqaruese dhe emrat e disa autorёve tё cilёve nuk u ka siguruar dot veprat. Nё faqen 183 flet pёr jetёn dhe veprёn e Mark Markut, shoqёruar me shёnimin: Duhej tё vinin tre libra tё tij, por që autori nuk i ka siguruar dot. Ndёrsa nё faqen 308, nёn shёnimin: Libra qё mё mungojnё, liston disa vepra që i pati planifikuar pёr ti analizuar, por nuk mundi t’i sigurojё, ku pёrfshihen disa vepra tё Pal Doҫit, Preҫ Zogajt, Pjetёr Nikollёs dhe Mark Markut, tё cilat autori kishte dёshirё t’i shfletonte dhe t’i analizonte. Ky fakt përbën një element më shumë, që dëshmon për seriozitetin e shkrimtarit. Ai nuk ka pasqyruar në vëprën e tij asgjë që s’e ka prekur me dorën e tij, që s’e ka lexuar e analizuar me mendjen e tij të hollë, megjithëse Ai të mund të kishte siguruar të dhëna të tërthorta e të kishte shkruar diçka rreth tyre. Ndoshta, po të kishte jetuar, vepra s’do të botohej pa i plotësuar këto mangësi e pa shtuar edhe autorë të tjerë mirditorë, por kaq i premtoi koha!

Kjo vepёr e shkrimtarit dhe studiuesit prof. Hasan Hasani – Pёrkola, ёshtё njё arritje pёr bibliotekёn krijuese tё shkrimtarёve tё trevёs sё Mirditёs, ёshtё njё manual pёr jetёn dhe krijimtarinё e tyre, ёshtё i pari minileksikon qё pёrfshin krijuesit e njё njёsie krahinore, siҫ ёshtё Mirdita dhe pёr kёtё merita ёshtё e autorit të ndjerë Hasan Hasani – Pёrkola, qe e la gati tё pёrfunduar veprën e tij dhe e studiuesit Llesh Ndoi qё e pёrgatiti atë pёr botim. Veprave me shume vlera tё korpusit krijues tё shkrimtarit tё njohur, i  shtohet me këtë libёr edhe njё thesar dokumentar, qe do ta pasurojё edhe mё tej bibliotekёn e tij studimore, pёr tё mbetur gjatё nё memorjen e lexuesit bashkё me figurёn e dashur dhe veprën e tij madhore, e cila nuk do tё harrohet ndёr shekuj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat