Përtej dashurisë

Libra

Përtej dashurisë

Nga: Ilir Muharremi Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:00
Ballina e librit

 E shikova drejt në sy, depërtova përjetes bebëzave të syrit. E shikoja, dhe ajo ndiente diçka për mua. Sa herë më fliste, unë nuk mund t’ia dëgjoja krejt muhabetin, sepse përhumbesha në sytë e saj, dhe dashuria e ka këtë koncept, përhumbjen.

“Jam shumë i lumtur që je këtu”, - i thashë, derisa e lëmoja litarin e luhatëses, ku e kishte shtrënguar me shuplakë të dorës së vogël. 

Me gishtërinj e lëmoja lehtë litarin dhe rrëshqita drejt shuplakës së dorës.

“Ti më pëlqen shumë, me të vërtetë.”, - i thashë.

Qeshja, por edhe ajo qeshte, nxirrte ata dhëmbët e bardhë e të bukur. Sa më shumë që qeshte, sytë i futeshin më brenda...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat