​Meghan Markle do t’i kompensohet gjithçka

Libra

​Meghan Markle do t’i kompensohet gjithçka

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 21:46
Meghan Markle

Botuesit e tabloidit britanik Mail sot ranë dakord t'i paguanin kompensim financiar Dukeshës së Sussex Meghan Markle, tri vjet pasi ajo filloi betejën për mbrojtjen e privatësisë për shkak të riprodhimit të letrës së saj të shkruar me dorë babait të saj.

Gazeta botoi një deklaratë në fund të faqes së parë sot në të cilën u shpjegoi lexuesve se Markle fitoi një mosmarrëveshje ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit kundër Associated Newspaper, e cila zotëron tabloidin Mail on Sunday, për artikujt e botuar në Mail On Sunday dhe të transmetuara në Mail Online.

Tabloidi deklaroi se kishte shkelur të drejtat e autorit dhe se ishte rënë dakord për kompensimin financiar, transmeton Guardian.

Dukesha paditi Associated Newspapers për pesë artikuj, të cilët riprodhuan pjesë të letrës së saj "personale dhe private" drejtuar babait të saj Thomas Markle në gusht 2018.

Ajo e fitoi çështjen në fillim të këtij viti kur një gjyqtar i Gjykatës së Lartë vendosi në favor të saj pa gjyq.

Associated Newspapers paraqiti një apel me arsyetimin se çështja duhej të shkonte në gjyq, por gjykata e hodhi poshtë ankesën në fillim të këtij muaji.

Gjykatësit vendosën se dukesha kishte "pritje të arsyeshme" për respektimin e privatësisë në lidhje me përmbajtjen e letrës.

Ajo përmbajtje ishte personale, private dhe jo çështje e interesit legjitim publik”, tha një nga gjyqtarët.

Markle më pas bëri thirrje për një riformësim të industrisë së tabloideve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat