Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Libra

Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 21:26
Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Është promovuar ribotimi i veprës së plotë të shkrimtarit dhe artistit, Musa Ramadani. Në këtë promovim folën njohës dhe bashkëveprimtarë të tij.

Ky botim i ri përmbledh të gjithë krijimtarinë letrare të Ramadanit – prozë, poezi dhe ese, duke e paraqitur atë në një formë të plotësuar dhe të përkujdesur.

Krijimitaria e tij letrare i kushtohej vendëlindjes dhe dashurisë. Sipas tij, vendlindja të le varrin hapur ndërsa, dashuria është cytja e jashtëzakonshme, baza dhe motivimi më i këndshëm që ta përhumb lodhjen.  

Krijimtaria e Musa Ramadanit është vlerësuar me çmime të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat