Poçi që shpenzon më pak rrymë, por përmban kimikate të dëmshme

Life style

Poçi që shpenzon më pak rrymë, por përmban kimikate të dëmshme

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:56
Ilustrim

Unioni Evropian është gjithnjë e më rigoroz në rregullat me të cilat dëshiron të arrijë sa më shumë kursim të energjisë.

Kohë më parë është ndaluar shitja e thithëseve të pluhurit më të fuqishme se 1600 vat, tharëse të flokëve, kositëse dhe aparate për nxehje të ujit, mirëpo tashmë dy vjet është në fuqi edhe ndalesa e përdorimit të poçeve me fije.

Mirëpo, problemi është që poçet që kursejnë energjinë elektrike përmbajnë zhivë, e cila në sasi të vogla mund të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe ambientin.

Poçi kursyes shpenzon 75 për qind më pak energji elektrike dhe zgjat 30 herë më shumë se ato me fije ndriçuese.

Nëse kemi parasysh kursimin e energjisë elektrike, dilema nuk do të duhej të ketë. Mirëpo nuk duhet harruar që në prodhimin e poçeve kursyese përdoren kimikate të dëmshme, siç është zhiva.

Poçet kursyese lirojnë materie kancerogjene: fenol, naftalinë dhe stiren. Nuk bën të qëndrojnë të ndezura gjatë, posaçërisht jo afër kokës së dikujt, thuhet në raportin e shkencëtarëve gjermanë nga laboratori Alab në Berlin.

Poçet kursyese emetojnë dritën e bardhë ditore dhe pengojnë prodhimin e hormonit melatoninë në organizëm. Mund të shkaktojnë kancer të gjirit te femrat, migrenë dhe probleme me lëkurën, ka konstatuar Universiteti në Haifa.

Megjithatë, poçe kursyese gjithnjë e më shumë gjenden në treg, mirëpo gjendet edhe ndonjë deklaratë qetësuese e ekspertëve.

Poçet kursyese prodhojnë rrezatim ultraviolet, mirëpo ai rrezatim mbetet në anën e brendshme të hijes, ku gjendet shtresa, e cila pikërisht e prodhon dritën.

Duke pasur parasysh që përmbajnë zhivë helmuese, poçet kursyese kanë tretman të veçantë në riciklim të mbetjeve elektronike, prandaj për kujdesinë tyre kërkohet licencë.

Në rast që poçi thyhet, për shkak të avullimit të zhivës, hapësirën duhet rrezatuar mirë. Vendin ku është thyer duhet fshirë me leckë të njomur dhe të gjitha bashkë vendosni në qese plastike, mbetjet mblidhni dhe dërgoni në vendin e riciklimit.

Sidoqoftë, poçet kursyese duhet shmangur në dhoma gjumi dhe në banja, në dhoma të fëmijëve, duhet vendosur atje ku shpesh nuk e ndezim dritën.

Blini poçe LED të cilat nuk kanë zhivë, të cilat janë dukshëm më të shtrenjta, apo jashtë shteteve të Unionit të blihen poçet e mira të vjetra çfarë i kemi përdorur me vite të tëra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat